Kriza, Butler: Presim ftesën nga palët për të negociuar

Komisioni Europian shprehet i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Evropian Natasha Butler deklaroi se pritet një ftesë zyrtare nga palët politike në Shqipëri në mënyrë që të realizohet një vizitë e komisionarit Stefan Fule në Tiranë.
Butler tha se duhet dhënë një provë e qartë për gatishmërinë e forcave politike për tu ulur në tryezën e diskutimeve.
Gjithashtu Butler theksoi se komisionari Fule e ka bërë detyrën e tij para ja ka bërë të qartë përmes një letre kryeministrit Sali Berisha atë çka pritet nga Komisioni Evropian prej Shqipërisë.
Nisur nga situata e rënduar në Shqipëri, Butler theksoi se kjo është arsyeja se pse ka hyrë në këtë reagim edhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme në BE Catherine Ashton.