E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 21 janari, dita e turpit

Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së i është referuar sërish ngjarjeve të 21 janarit.

Në fjalën e tij para deputetëve demokratë kreu i qeverisë e cilësoi 21 janarin si ditën e turpit dhe të krimit më të shëmtuar kushtetues.

“Grupi i puçistëve kapitulloi. U kërkua të merrej pushteti me dhunë por garda dhe policia theu skenarin e puçistëve” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeminstri Berisha theksoi se thirrja e ekspertëve amerikanë për të hetuar ngjarjet e 21 janarit është e justifikueshme dhe jo një dobësi.

Ai gjithashtu theksoi se hetimi që është ndërmarrë për të zbardhur ngjarjen e 21 janarit do të jetë i pavarur dhe transparent.
 

Kreu i qeverisë u shpreh se Garda e Republikës qëndroi heroikisht ndaj sulmeve dhe tentativave për të rrëzuar shtetin.

“Grusht i shtetit i 21 janarit dështoi në mënyrën më të turpshme. Puçistët kapitulluan në një sulm barbar ndaj këshillit të ministrave Nuk ka maskë dhe asgjë që do të mund të mbulojë fytyrën tuaj me aktin që bëtë”, tha sot Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›