E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjehet në dashuri, pret damarët e reja

TIRANE- Një 17-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës së saj duke prerë damarët. 

Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në zonën e Kasharit, ku adoleshentja L.B ka prerë me thikë damarët e saj. 

Sipas policisë, vajza është zbuluar në kohë nga familjarët e saj, të cilët e kanë dërguar 17-vjeçaren në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se vajza ka dashur t'i japë fund jetës pas një dështimi që ka pasur në dashuri.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›