E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Ndarja s'do shtrohet në tavolinëne bisedimeve

PRISHTINE- Opsioni i ndarjes së Kosovës në tavolinën e bisedimeve Prishtinë-Beograd, hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga shefja e delegacionit ne bisedimet me Serbine, Edita Tahiri.

"Ndarja e Kosovës nuk do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Beogradin, edhe në rast se kjo do të kërkohej nga autoritetet serbe." garantoi shefja e delegacioni të Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë paralajmëruar delegacionin e Kosovës se do të kërkojnë shkarkimin e Qeverisë në rast se opsioni i ndarjes do të pranohet të bisedohet me Serbinë.
LDK-ja dhe AAK-ja, konsiderojnë se në rast se do të hidhej ky opsion nga Serbia, atëherë delegacioni i Kosovës do të duhej të tërhiqej nga këto bisedime. Ndërsa lëvizja Vetëvendosje vazhdon me qëndrimin e saj kategorik se Qeveria e Kosovës nuk është dashur ti pranojë këto negociata.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë tashmë kanë kaluar në katër raunde të takimeve dhe sipas Tahirit shumë shpejt pritet formalizimi i marrëveshjeve të para.
(s.g/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›