E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Nuk ka kërkesë zyrtare për dialog për veriun

(E plotësuar) Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë se Kosovës, i vlerësuar si historik, do të sjell për vendin edhe shumë angazhime të tjera. Si veriu i vendit, integrimi i kësaj pjesë, do të jetë një sfidë për institucionet e Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar nga institucionet e Kosovës, që Prishtina dhe Beogradi, të përfshihen në një dialog politik, për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes tyre, dhe për të gjetur një zgjedhje edhe për veriun. Ishte zëvendës-ndihmësi amerikan i shtetit, Philip Reeker gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë patjetër.

Por për Qeverinë Kosovës, deri më tani nuk ka asnjë kërkesë zyrtarë për fillimin e dialogut politik me Serbinë.

Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës, për Kosovapress tha se deri më tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket dialogut të mundshëm politik me Serbinë. Ajo pohoi se në takimet që ka pasur me zyrtarë të lartë, nuk ka marrë ndonjë konfirmim për një dialog politik me Serbinë. Sipas saj dialogu i mundshëm politik më shumë është një spekulim medial, por në të ardhmen do të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

“Unë nuk kam njohuri përdiçka më konkrete, meqenëse ne nuk disponojmë me informacione zyrtare nga faktori ndërkombëtar. Për aq sa kam pasur takime, sidomos në këto ditë pune më një diplomaci, do të thosha të spektrit të gjerë, që mori pjesë në këtë ngjarje historike që nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, shumica e vendeve të BE-së dhe ato që e kanë njohur Kosovën, nuk kam pasur rast të dëgjoj diçka konkrete. Më tepër mendoi që është një spekulim medial ideja, por në të ardhmen, do të shohim nëse do të ketëdiçka konkrete, ne do të punojmë mbi parimin e një konsensusi të gjerë politik dhe kombëtarë për peshën e interesitnacional”, tha ajo.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, theksoi se veriu i Kosovës vazhdon të jetë një barrë për Kosovën dhe duhet bërë integrimi i asaj pjesë të Kosovës përmes rrugëve demokratike.

“Unë disa herë e kam theksuar që një çështje, një sfidë reale që e kemi, mbetet çështja integrimit të një pjese të vogël të komunitetit serb, që graviton në pjesën veriore të shtetit tonë. Për ketë qëllim ne jemi plotësisht të përkushtuar në shfrytëzimin e të gjitha rrugëve demokratike, për të joshur besimin e këtyre serbeve, besim ky që është rrënuar, për një kohë të gjatë, për shkak të dekonstriktivitetit dhe ndërhyrjeve ilegale të Serbisë, në punët e brendshme të Kosovës. Unë jam e bindur që kjo sfidë do të përballohet dhe kur them që kur është fjala për një integrim, më pak se gjysma e komunitetit serb, ketë duhet parë në kontekstin e shtet të cilat e kalojnë luftën, natyrisht që ballafaqohen edhe me ndasi të ndryshme, në shoqëri e tyre, dhe natyrisht qëndasitë janë të natyrës etnike”, pohoi ajo.

Në anën tjetër, Negjmedin Spahiu, analist politik theksoi se eksitonrreziku potencial i ndarjes së veriut. Sipas institucioneevendit duhet të investojnë në aspektin diplomatik, ekonomik dhe social për të shtrirë autoritetin e plotë atje.

“Rreziku i ndarjes së një vendi vazhdimisht ekziston, varësisht prej një force kohezive, edhe vendet, edhe vendet shumë të konsoliduara, nëse nuk investojnë në mbajtjen e tërësisë territoriale, mund të shkapërderdhen, e lëre më Kosova që është një vend, i cili ka katër vite që është krijuar si shtet. Prandaj është me rëndësi, që të investohet në integrimin e veriut, në çdo aspekt, në aspektin e vëmendjes politike, ekonomike, diplomatike dhe besoj që kjo duhet të jetë pika një në agjendën politike, ekonomike e sociale të Kosovës”, thotë Spahiu./kosovapress/

Ashton: Të rifilloj sa më shpejt dialogu

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka njoftuar se përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, në fund të këtij muaji do të takohen në Nju Jork, në mënyrë që dialogu të rifillojë sa më parë.

"Do të takohem me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në Nju Jork, për të rifilluar dialogun, i cili është ende në duart e tyre", tha Ashton në një seancë plenare në Parlamentin Evropian.

Siç raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, takimi i Ashton me përfaqësuesit e të dy palëve, do të ndodhë në fund të shtatorit, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›