E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja Jahjaga priti historianin Noel Malcolm

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim historianin e njohur Noel Malcolm, profesor në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit të njohur “Kosova, një histori e shkurtër”.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart punën e z.Malcolm, sidomos kontributin e dhënë me librin “Kosova, një histori e shkurtër”, një libër shumë i vlerësuar në rrethet shkencore shqiptare dhe ndërkombëtare.

Malcolm, nga ana e tij, çmoi punën e Presidentes Jahjaga dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të konsolidimit të shtetit, sigurimit të njohjeve të reja, anëtarësimin në institucioneve ndërkombëtare dhe ecjen në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›