E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillimisht njohja e Kosovës nga Serbia, pastaj BE-ja

Gjatë rrugëtimit të Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian, kjo e fundit nuk do të jetë në gjendje për ta shmangur njohjen e pavarësisë së Kosovës, para se të hyjë në BE, ka thënë presidenti i Komisionit të Bundestagut për Politikë të Jashtme, Rupreht Polenci.

Ndryshe, zyrtarë serbë ka kohë që mundohet ta udhëheqin politikën “edhe Kosova, edhe BE-ja”.

Por si duket kohëve të fundit janë shtuar zërat nga Bashkimi Evropian ndaj Serbisë, se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe njohja e mëvetësisë së saj, është një ndër kushtet që Serbia të hyjë në BE.

E në anën tjetër, zëvendëskryeministrja për integrimin e Serbisë në BE, Suzana Grubjesiq, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, është një parakusht për integrimin e Serbisë në BE, por ka shtuar se kjo nuk përfshinë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›