E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri Prishtina gati per dialogun teknik


Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se Kosova është gati të vazhdojë dialogun teknik me Prishtinën, për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e jetës së qytetarëve. Tahiri theksoi të martën pas takimit më ndërmjetësin e Bashkimit Evropian Robert Cooper, se në dialog Prishtina nuk pranon që të përfshihen çështjet politike.

Sipas Telegraf, Tahiri nuk ka dhënë ndonjë datë për nisjen e dialogut, ndërsa pritet që ndërmjetësuesi Cooper të gjejë një pikë të përbashkët mes palëve.

Tahiri ka siguruar se çështja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rregullimit të brendshëm të Kosovës nuk do të shtrohen asnjëherë në tavolinën e bisedimeve.

Numri dy i qeverisë theksoi se me Cooper është biseduar për zbatimin e pesë marrëveshjeve të arritura me Serbinë, duke caktuar datën 20 Veriu i KosovësVeri, barrikada tek “Tre Rrokaqiejtë” I akuzuari për trazirat në Mitrovicë“Veriu”, kushti i Serbisë për dialog nëntor, si një afat kur duhet të fillojë implementimi i plotë i tyre.

“Veriu”, kushti i Serbisë për dialog

Serbia nuk do të pranoje vazhdimin e dialogut teknik me Kosovën pa e zgjidhur problemin me pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë.

Borko Stefanovic,shef i grupit negociator ka thënë se mbështet barrikadat paqësore dhe pret mirëkuptim nga Prishtina për zgjidhjen e problemeve.

“Ne duam që të arrijmë një zgjidhje dhe me bashkësinë ndërkombëtare do të zgjidhim problemin e Veriut dhe me
Prishtinën. Kemi biseduar deri në detaje për mundësitë e zgjidhjes së këtij problemi dhe kemi hasur në mirëkuptim”, ka thënë Stefanoviç.
 
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i cili po ashtu ka pritur të dërguarin Cooper, ka thënë se dialogu është rruga e vetme.

“Tema kryesore ka qenë veriu i Kosovës. Kjo situatë është e pa pranueshme për të gjithë dhe duhet të vazhdojmë dialogun dhe të ketë kontakte me KFOR-in dhe EULEX-in”, tha ai.

Shpresa pa folur për Veriun nga shikimi i Serbisë duket e vogël. Por, është premtuar zbatimi i marrëveshjes për liri të lëvizjes të arritur në fillim të verës

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kuvajti njeh pavarësinë e Kosovës
Shteti i Kuvajtit ka njoftuar të martën se ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se do të vendosë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh me të.
Progres-raporti për Kosovën
Drejtuesit e institucioneve në Prishtinë presin që Komisioni Europian, përmes Raportit të Progresit, të vlerësojë punën që është bërë në Kosovë që nga raporti i para një viti.
Kuper në Prishtinë, takim me Thacin
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd, Robert Kuper nuk ka mundur ta bindë palën serbe për vazhdimin e dialogut teknik. Krasniqi: Veriu, nga partitë qëndrim unik
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka bërë thirrje partive politike që të dalin me një qëndrim të qartë dhe të përbashkët për veriun e vendit. Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
Disa ekstremistë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së hënës një banore, pranë Urës së Ibrit, në veri të Mitrovicës.


Lajmet kryesore

Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Spahiu: Shqipëria duhet të bëhet nga ata që mendojnë kuqezi
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Biden në Athinë, më 5 dhjetor
Hagë, Ratko Mlladic dërgohet në spital

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›