Aleanca Kuqezi parade ne New York

Një paradë kuqezi është organizuar në qytetin e New York-ut në Shtetet e Bashkuara, e organizuar nga Aleanca Kuqezi dhe disa te rinj shqiptaro-amerikane, anëtarë të organizatës Rrënjet Shqiptare.
Dita e Kolombit, është një të nga të paktat raste publike kur shqiptarët e Amerikës, ashtu si kombet që e themeluan atë, mund të mblidhen së bashku për të festuar dhe për të treguar rrënjët shqiptare.
Protagonisti i paradës shqiptare ishte Kreshnik Spahiu, drejtuesi i Aleancës Kuqezi, i cili bashkë me tre të rinj shqiptaro-amerikanë, të organizatës Rrënjët Shqiptare, bënë të mundur bashkimin e qindra e shqiptarëve në qendër të New York-ut.
Simbolet shqiptare Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria as të mos skuqet as të mos nxihet, por të jetë kuqezi
Kreshnik Spahiu
Drejtues i Aleances Kuqezi mbizotëruan gjithcka në evenimentin që iu kushtua Camërisë. Disa këngëtarë të njohur shqiptarë ndezën atmosferën në qendër të Manhattan-it Frederik Ndoci, Ciljeta dhe vecanërisht Genta Ismail, e cila zbuloi para shqiptarëve të Amerikës edhe himnin e Aleancës Kuqezi.
"Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi", tha Spahiu.
Pjesa kulmore e Paradës u shënua me parakalimin e qindra shqiptaro-amerikanëve në 'Bulevardin 5', një nga më të vizituarit prej turistëve në New York.
Për më shumë se tre orë, në qendër të New York-ut, gjithcka shqiptare u prezantua me dinjitet, duke i dëshmuar botës qytetërimin perëndimor të një kombi të vogël, por jo të harruar. Sic thotë Faik Konica: 'Shqiptarët lindin shqiptarë në Shqipëri dhe bëhen patriotë në Amerikë'.
Kjo ishtë një paradë tipike amerikane, paradë e kombeve që ndërtuan një vend të lirë. Kështu janë edhe shqiptarët sot, të lirë, por edhe krenarë, për gjithcka kanë dhënë dhe kanë marrë në Tokën e Premtuar me zgjuarsinë, me talentin dhe me krenarinë e tyre.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
"Politika, vëmendje ndaj biznesit"
Biden në Athinë, më 5 dhjetor
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Hagë, Ratko Mlladic dërgohet në spital