Tahiri: Ruli nuk dha asnjë shpjegim për akuzat

Deputeti Sajmir Tahiri, e akuzoi edhe një herë ish-ministrin e Ekonomisë si të përfshirë në afera korruptive me një kompani private.
“Në mënyrë të kundraligjshme dhe duke injoruar krejtësisht Kuvendin, Genc Ruli ka ndryshuar kushtet e kontratës koncesionare duke e shtyrë kështu detyrimin e kësaj kompanie për të investuar miliona euro. Me një gjest bujarie korruptive të pashembullt ai vendosi t’i falë kësaj kompanie edhe borxhin prej 1.6 milion eurosh duke e lidhur atë me rimbursimin e TVSH”, theksoi Tahiri.
Për pretendimet e Rulit, sipas të cilave kompania ishte në krizë ekonomike, Tahiri tha se kjo nuk i jep të drejtë ministrit të shkelë ligjet, duke i shkaktuar miliona euro dëme shtetit.
“Çfarë mund ta ketë shtyrë vallë Genc Rulin, aferat e skandalet e të cilit me licenca, koncesione, privatizime abuzive e hidrocentrale për të afërm e pushtetarë tashmë kanë marrë dhenë, t’i bëjë një kompanie favore të paligjshme që vlejnë miliona euro?”, iu drejtua publikisht deputeti opozitar ministrit Ruli. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-24 15:47
[