Nallbani mbetet në qeli: E kam kryer dënimin

Ky shtetas, i njohur si nipi i Aldo Bares, u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Ndaj tij, trupi gjykues vendosi masën e sigurisë “arrestit me burg pa afat".
Nallbani është dënuar në Itali me 14 vite burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë seancës së sotme, vetë Nallbani deklaroi para togave të zeza se i kishte kryer vitet e dënimit në Itali dhe se i kishte mbyllur “hesapet” me drejtësinë italiane.
33 vjeçari u arrestua para dy ditësh, në zonën e ish-Bllokut, në një operacion të Policisë së Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. /S.Lleshi/Start/
2010-12-24 14:31
[