Tahiri: Serbia, faktor i dobët në diplomacinë ndërkombëtare
PRISHTINË-Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se dialogu që po zhvillohet me Serbinë është teknik dhe ka hedhur poshtë mundësinë e shndërrimit të tij në politik.
Zv/kryeministrja Edita Tahiri, në një përballje më analistë dhe gazetarë në emisionin "Debat" në Radio Televizionin e Kosovës e ka vlerësuar Serbinë si faktor të dobët në diplomaci.
Duke komentur modelin e dy Gjermanive, të cilin e ka propozuar Presidenti serb, Boris Tadiç, Tahiri tha se ky model në këtë rast përkon pikërisht me Kosovën dhe Shqipërinë dhe jo mes Kosovës e Serbisë.
Tahiri theksoi se Kosova do të përfaqësohet si shtet në nismat rajonale.
Ajo siguroi se nuk do të bëhet ndonjë kompromis në raundin e ardhshëm të bisedimeve në këtë drejtim.
(d.b/BalkanWeb)