Meta: Prokuroria standarde të dyfishta, jo më gjyqe politike
TIRANË-Një ditë pas dhënies pretencës së Prokurorisë për video-përgjimin e Dritan Priftit ka reaguar ish-kryeministrit Ilir Meta. Nga Shkodra, Meta u shpreh i zhgënyer nga pretenca 2 vjet burg dhe 1 milionë lek gjobë e Prokurorisë. Meta akuzoi organin e akuzës se ka dhënë një pretencë politike të pabazuar në prova.
“Kjo cështje është e qartë si disa cështje të tjera, si cështje e standarteve të dyfishta për qëllime politike të prokurorisë ka qenë një pretencë e mbështetur në asnjë fakt, në asnjë provë, në asnjë dëshmmitar. Një pretencë vetëm politike. Zbythja e prokurorisë ka qenë e konsiderueshme, nga Janari vjen dënim me vdekje, tani dënim me disa miliona lekë se ata nuk rrinë dot pa venë gjoba”.
“Për mua mbetet e rëndësishme si qytetar e njëkohësisht si politikan, frocimi i shtetit i ligjit dhe institucioneve dhe lufta pa kompromis ndaj korrupsionit”, theksoi me tej Meta.
Kreu i LSI më tej theksoi se do të zbatojë shtetin ligjor pasi ka ende besim tek drejtësia dhe se do ta fitojë këtë betejë.
I pyetur rreth deklaratave të Priftit për video-përgjimet rreth ciftit Meta, kreu i LSI theksoi se kundërshtari në këtë cështje është tepër i vogël.
“Unë kam qenë sportist kur kam qenë i ri, sportist i sporteve të rënda, dhe në sportet e rënda ka disa standarte. Se nuk mund të ndeshet një sportist i peshës së madhe me një të peshës së papërfillshme. Nuk mund të ndeshet një luan me një mi mocalishtesh se ai mund të ketë pirë një gotë raki dhe për një moment i duket vetja i gjithëfuqishëm”.
Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi te premten Gjykatës së Lartë të dënojë me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë Ilir Metën, ish-zvkryeministrin e akuzuar për korrupsion.
Sipas Prokurorisë, Ilir Meta duhet të deklarohet fajtor për "korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë", akuzë e ngritur ndaj tij pas publikimit të një video-përgjimi mes tij dhe ish-ministrit Dritan Prifti.
Gjykata e Lartë do të japë vendimin rreth cështjes më 16 Janar.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta për video-përgjimin