Tahiri: Shqipëria është dhe po zhytet në korrupsion
Sipas deputetit Sajmir Tahiri, Raporti vlerëson se policia e shtetit ka performancë mjaft të dobët, për shkak të korrupsionit, rekrutimit të militantëve dhe sjelljes jo profesionale.
“Raporti vlerëson se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, dominohet nga korrupsioni dhe informaliteti. Vlerëson se korrupsioni në sistemin arsimor është gjerësisht i përhapur. Raporti vlerëson se korrupsioni qeveritar, pra jo korrupsioni në tërësi, por korrupsioni qeveritar, mbetet pengesa kryesore për reformat themelore në vend”, theksoi ai për mediat këtë të shtunë.
Në këndvështrimin e PS-së, raportet ndërkombëtare, vlerësojnë se Shqipëria është zhytur e po zhytet gjithmonë e më shumë në korrupsion, qeveritar dhe kapilar. “Kjo maxhorancë është përgjegjëse jo vetëm pse nuk e ka luftuar përhapjen masive të korrupsionit, por mbi të gjitha është përgjegjëse pse ka kontribuar aktivisht që metastazat e korrupsionit të përhapen edhe në shtresat më të larta të pushtetit, mu aty afër kryeministrit dhe maxhorancës”, tha më tej deputeti Tahiri.