Fier roja vret hajdutin

Një 56 vjeçar ka mbetur i vdekur në fshatin Suk - Strum të rrethit të Fierit pas një tentative grabitjeje në një ferme blegtorale. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në oborrin e banesës së 55 vjeçarit Rrapi Toska dhe në afërsi të fermës së tij. Sipas policisë së Fierit viktima Muharrem Muskaj 56 vjeç është qëlluar me çifte disa herë nga roja e Alfred Abedini 25 vjeç . Ky i fundit është arrestuar nga policia vetëm 2 orë pas ngjarjes. Sipas policiseë 56 vjeçari dyshohet se ka tentuar të hyjë për të vjedhur në banesën e fermerit së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes sapo kanë parë rojen e fermës të armatosur. Mësohet se 25 vjeçari Abedini ka qëlluar me armë edhe në drejtim të 2 hajdutëve të tjerë, por këta kanë mundur të largohen. Fermeri Toska merret me tregtim dhe kultivim të gjedhit prej disa vitesh. Vetëm pak orë përpara vrasjes në fermën e tij kishte mbërritur një furnizim prej 100 krerë viça.