Tahiri ende në takim

Vazhdon takimi i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike në Bruksel. “Takimi pritet të përfundojë brenda një gjysmë ore”, ka thënë zëdhënësi i delegacionit Visar Xani.
Sot gjatë dialogut që po zhvillohet po diskutohet për policinë, gjykatat dhe zgjedhjet.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka fajësuar prapë Serbinë për mos arritjen e rezultateve konkrete gjatë dialogut që po zhvillohet në Bruksel për telekomunikacion, energji dhe çështje të drejtësisë.
“Serbia vazhdon të bëjë interpretime të njëanshme të marrëveshjes për normalizim dhe planit për zbatim dhe se nuk tregon pjekurin dhe seriozitetin e duhur si palë negociatore”, kishte thënë Tahiri. Mediat serbe kanë raportuar që edhe takimi i sotëm do përfundojë pa sukses, ndërsa dialogu do të vazhdojë edhe nesër./Indeksonline/