Vdesin 27, plagosën qindra nga bomba e një kamikazi

Një kamikaz ka hedh vetën në erë në mes të qindra njerëzve gjatë një varrimi në veri-perëndim të Pakistanit, duke vrarë 27 veta.Autoritetet thonë se në mesin e të vrarëve është edhe Imran Khan Mohmand, deputeti i posazgjedhur i një krahine, i cili dyshohet të ketë qenë cak i sulmit.
Shpërthimi që ngjau në fshatin Shergarh të qarkut Mardan, ishe sulmi më i përgjakshëm në këtë rajon që prej zgjedhjeve nacionale të 11 majit, ku u instalua qeveria e re në krahinnën e Khyber Pakhtunkva, transmeton REL.
Vdekja e deputetit është konfirmuar për radion tonë nga një ndihmës i afërt i Imran Khan.
Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.
Imran Kham Mohmand ishte deputet i pavarur në këtë krahinë./Indeksonline/