E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri i përgjigjetStefanovic: Bisedimetpër ndarjen provokative

PRISHTINE- Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri, i cilësoi dje deklaratat homologut të saj serb Borko Stevanoviç, si të dëmshme për stabilitetin rajonal.

"Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe Stefanoviç janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si qeveri e Republikës së Kosovës udhëhiqemi me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, fqinjësinë e mirë, si rrugë për integrime evropiane dhe euroatlantike", tha Tahiri për gazetën Express.

Ajo ka mohuar që gjatë takimeve me palën serbe të ketë pasur tendenca për të diskutuar temën e ndarjes. "Jo, nuk ka pasur tendenca të tilla, sepse që nga takimi i parë - edhe një herë, pra, të gjitha palët kanë konfirmuar që kanë pranuar konceptin për një dialog teknik, që adreson çështjet praktike", - ka thënë Tahiri. "Unë ia kam thënë Stevanoviçit se deklarata të tilla të pamatura, nuk i kontribuojnë suksesit të dialogut, sepse qëllimi i dialogut është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe afrimi i të dyja vendeve me BE-në, por edhe rritja e bashkëpunimit rajonal", - ka shtuar Tahiri.

Për më tepër, zëvendëskryeministrja Tahiri i quan provokuese deklaratat e shefit të delegacionit serb. "Deklaratat e tilla provokuese janë të dëmshme për dialogun dhe unë mendoj se në këtë rast Stefanoviç duhet të jetë më i përgjegjshëm për t'i dhënë kontribut suksesit të dialogut".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›