Uebfaqja e Presidencësnuk e njeh Pacollinsi ish-president
PRISHTINË- Atifete Jahjaga, së paku shikuar nga prizmi i ueb-faqes zyrtare të Presidencës, është emri i tretë, pas Ibrahim Rugovës dhe Fatmir Sejdiut, që e gëzon pozitën e të parit të vendit. Emri i Behxhet Pacollit nuk figuron në këtë ueb- faqe të këtë qenë ndonjëherë president i Kosovës.
Përderisa në ballinën e kësaj faqeje ish-presidenti i ndjerë Rugova dhe ish-presidenti i dorëhequr Sejdiu kanë të postuar gjithë biografinë, aktivitetet dhe fotografitë përkatëse, për Pacollin nuk ka ndonjë shënim përkatës, përveç në rubrikën e arkivit ku mund të hasen aktivitetet që Pacolli i ka realizuar gjatë kohës sa ai është cilësuar president i vendit, postime këto të bëra gjatë asaj kohe. Në Presidencë të Kosovës të dielën nuk kanë mundur të flasin shumë në lidhje me këtë çështje.
“Brenda dy apo tri ditësh do ta sqarojmë këtë punë dhe pas kësaj kohe do të jemi në gjendje që të flasim më shumë në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Arbër Vllahiu, përgjegjës për media në Presidencën e Kosovës.
Por përderisa në Presidencë nuk flasin shumë, në taborin e AKR-së ndihen të injoruar nga mosvënia e emrit të liderit të tyre si ish-president i vendit.
Për ta ky fakt është tregues që Presidenca i shpërfill vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo tregon që disa institucione ligjet dhe parimet ligjore i shfrytëzojnë vetëm kur u përshtaten, por jo edhe në rastet e tjera”, ka thënë nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli. Sipas tij, ueb-faqja e një institucioni është hapësirë zyrtare, e cila menaxhohet dhe mirëmbahet me fonde publike.
Behxhet Pacolli qe zgjedhur president i vendit në fillim të shkurtit të këtij viti në Kuvend të Kosovës, si rezultat i një marrëveshjeje paraprake me PDK-në, parti kjo me të cilën Pacolli si udhëheqës i AKR-së kishte vendosur të bashkëqeveriste vendin në katër vjetët e ardhshëm. Por, procedurat e zgjedhjes së tij për të qenë i pari i vendit kishin zgjuar kundërthënie dhe kundërshti të shumta, të cilat kishin shtyrë partitë opozitare që t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar ligjshmërinë e zgjedhjes se tij. Pas 43 ditësh të qëndrimit në krye të vendit, Pacolli ishte tërhequr pasi që Gjykata Kushtetuese e konfirmoi vendimin që zgjedhja e tij në krye të shtetit ishte bërë duke shpërfillur procedurat kushtetuese.
(m.a/koha/BalkanWeb)