E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici për keqpërdorim të detyrës

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar të mërkuën rreth orës 14:00 një zyrtar policor. Ai u arrestua në Kamenicë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Zyrtari policor, tashmë i suspenduar ka qenë duke punuar në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar të Dheut të bardhë dhe i njëjti është arrestuar nga IPK-ja me autorizimin e prokurorit përkatës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me autorizim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore./Indekonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›