E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja Veriore kushtëzon bisedimet për paqe

Koreja e Veriut ka thënë se do t’iu kthehej bisedimeve për uljen e tensioneve vetëm nëse Kombet e Bashkuara pajtohen që të heqin sanksionet kundër saj dhe Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të ndërprenë stërvitjet ushtarake.

Kushtet i ka bërë të ditura Komisioni për Mbrojtje Kombëtare.

Ai po ashtu ka kërkuar nga OKB-ja që të tërheqë armët bërthamore, për të cilat Phenjani beson se janë të pozicionuara në Korenë e Jugut dhe në rajon.

Ministria e Jashtme jugkoreane u është përgjigjur kushteve të Veriut, duke i quajtur ato “absurde”.

Në javët e fundit, Koreja e Veriut ka kërcënuar me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azi, si dhe ka shpallur gjendje lufte me Korenë e Jugut.

Tensionet janë rritur prejse Phenjani ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›