Ivanoviq: Përfshirja në sistemin e Kosovës, vetëvrasje

Drejtori i qendrës shëndetësore në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, ka deklaruar sot se institucionet e Serbisë në Kosovë nuk janë paralele dhe se përfshirja e tyre në sistemin kosovar do të ishte e barabartë me vetëvrasje.
“Ne si institucion shëndetësor nuk mund të jemi pjesë e një sistemi të një kuazi shteti, mund të jemi të përfshirë vetëm në kuadër të sistemit të Serbisë, sepse vetëm në këtë mënyrë, pacientët tanë do të kenë mbrojtje adekuate shëndetësore”, u ka thënë Ivanoviq mediave në Mitrovicë, transmeton Rel.
Shuarja e strukturave paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë dhe përfshirja e tyre potenciale në institucionet e Kosovës përmendur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar që po zhvillohet në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/