Bregu i Fildishtë shteti i 84-t që njeh zyrtarisht Kosovën
PRISHTINË- Shteti i 84 që ka njohur zyrtarisht Kosovën është Bregu i Fildishtë. Sipas mediave kosovare njohja është konfirmuar në Nju Jork nga presidenti i këtij vendi Alassane Ouattara, i cili është takuar me zv.kryeministrin Behxhet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Hashim Thaci mori konfirmim edhe nga ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. “Kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Omanit kanë rënë dakort që shumë shpejt ndërmjet dy shteteve të lidhin marrëdhënie diplomatike, përmes shkëmbimit të ambasadorëve”- thuhet në një komunikatë të Minstrisë së Jashtme të Kosovës.
(m.a/News24/BalkanWeb)