E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia nuk tërheq padinë për genocid ndaj Serbisë

ZAGREB- Kryeministrja e Koroacisë Jadranka Kosor ka deklaruar se vendi i saj nuk do të tërheqë padinë e ngritur ndaj Serbisë për genocid, transmeton Kosovapress.

“Një vendim i tillë mund të sillet vetëm me vendimin e qeverisë, ndërsa Qeveria e Kroacisë një vendim të tillë nuk do ta marrë”, ka thënë Kosor.

Ajo ka përsëritur se qeveria si çështje prioritare në bisedime me fqinjët ka çështjen e personave të pagjetur.

Kosor ka paralajmëruar se Kroacia nuk do të lejojë që askush të rishikojë historinë e këtij vendi dhe se nuk do të lejojë porosi të tilla si “Kroacia nuk duhet të kremtojë Ditën e fitores dhe falënderimet e atdheut”, citohet të ketë thënë Kosor.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›