E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri kundër idesë për administrim ndërkombëtar në veri

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka hedhur poshtë idenë për një administrim të përkohshëm ndërkombëtar të veriut të vendit.

Në një intervistë për mediat kosovare, Tahiri ka thënë se vendi tashmë është i pavarur dhe po përgatitet për t`i dhënë fund prezencës ndërkombëtare.

Duke komentuar idenë e nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala, për një administrim të përkohshëm ndërkombëtar për veriun, Tahiri ka theksuar se plani i qeverisë është të forcojë sovranitetin në veri dhe të zbatojë Planin e Ahtisaarit edhe në atë pjesë të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›