E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia miraton planin për punëtorët “rezervë”

Kabineti grek miratoi të dielën mbrëma një plan për të shkurtuar deri në fund të këtij viti, numrin e punëtorëve në sektorin publik deri në 30 mijë.

Përmes një deklarate për shtyp të qeverisë bëhet e ditur se pjesë e axhendës së takimit të kabinetit ishte edhe çështja e draft-buxhetit final për vitin 2012.

Takimi pasoi bisedimet tre ditore mes zyrtarëve grekë dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe atyre të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Këta të fundit i propozuan Athinës zyrtare që të vendosë si “rezervë” një pjesë të punonjësve civilë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›