E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri takon homologun grek: Të zgjidhim cështjen e toponimeve

TIRANË-Ministri i Brendshëm në qeverinë e re, Sajmir Tahiri është takuar sot me ministrin grek të rendit Nikos Dendias. Sipas njoftimit të PS, ministri grek i ka shprehur Tahirit gadishmërinë për mbështetje për qeverinë e re shqiptare dhe kryeministrit Rama si dhe mbështetje për policinë shqiptare gjithashtu.

Nga ana e tij, Tahiri tha se qeveria e re ka vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve dhe krimit te organizuar. Tahiri i ka kërkuar homologut grek të zgjidhet përfundimisht çështja e toponimeve, ndërsa theksoi se nuk duhet penguar lëvizja e lirë e qytetarëve.

(News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›