E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Edhe në opozitë do përshpejtojmë integrimin në BE

TIRANE- Kryetarja aktuale e Kuvendit Jozefina Topalli, ka takuar sot ambasdorin e Italisë Z.Massimo Gaiani. Në takimin që Topalli zhvilloi me Ambasadorin Gaiani u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve. 

Zyra e shtypit e Kuvendit bën me dije se Kryetarja e Kuvendit tha “se Italia është një avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe e vendeve të rajonit, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE, ka qenë dhe do të mbetet padyshim objektiv kryesor i yni edhe në vijim. 

Kryetarja në ikje, Topalli ka siguruar se e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në BE, dhe se nuk do të lejohet ta pengojë askush. 

“Ne do të vijojmë të bëjmë të gjithë përpjekjet edhe në opozitë për të nxitur përshpejtimin e integrimit të vendit në familjen europiane. Për Shqipërinë, nuk ka të ardhme më të sigurtë se ajo e antarësimit në BE dhe nuk do të lejojmë askënd ta pengojë këtë të ardhme”, tha ajo. 

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Ambasadori Gaiani falënderoi Kryetaren e Kuvendit për kontributin e saj në bashkëpunimin shumë intensiv dhe të suksesshëm, jo vetëm mes dy parlamenteve, por edhe mes dy vendeve tona. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›