E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajfunet në Kinë shkaktojnë 23 viktima

Pasojat e tajfunëve të quajtur “Damrey” dhe “Saola” janë katastrofike, pasi deri tani rreth 9200 banesa konsiderohen të shkatërruara plotësisht dhe mbi 15 mijë të tjera janë dëmtuar rëndë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që pasuan pas tajfunëve në brigjet lindore të Kinës.

Si masë paraprake, shteti kinez evakuoi rreth 135 mijë persona nga zonat që rrezikoheshin më tepër dhe po vazhdon ende me operacionet evakuuese dhe shpëtuese.

Ndërkohë që sot, burimet meteorologjike kanë parashikuar që brigjet lindore do të goditen sërish nga një tjetër tajfun me emrin “Haikui”, i cili mund të mbërrijë në rajonin Zhejiang sot pasdite ose nesër në mëngjes.

Sipas raporteve meteorologjike, nga ky tajfun rrezikon të goditet edhe kryeqyteti ekonomik i Kinës, Shangai.

Pak pas mesditës së sotme meteorologët në Shangai deklaruan se vendndodhja e ''Haikui''-t ishte rreth 580 kilometra në juglindje të qyteti dhe po zhvendosej me një shpejtësi prej 15 kilometrash në orë.

Rreth 200 mijë persona janë zhvendosur në rajone të tjera duke marrë në konsideratë rrezikun që përbën tajfuni./Start/E.G/

                                                                                             2012-08-07 19:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›