E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, zjarret e fuqishme shoqërohen me shpërthime

Së fundi, zjarret kanë rënë në pyjet e Ersekës në Jug të vendit, duke shkaktuar edhe shpërthime të fuqishme. Paraprakisht thuhet se shpërthimi ka ndodhur nga granatat në fshatin Pepellash dhe Nikolicë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është thuajse e pamundur, teksa zjarri po përparon në drejtim të kufirit grek. Banorët e dy fshatrave janë evakuuar për të shmangur ndonjë ngjarje të pazakontë. Granatat që kanë shpërthyer mendohet të jenë fshehur në pyll në vitin 1997.

Zjarre të fuqishme kanë përfshirë edhe pyjet në Lurë, zonë midis Kukësit dhe Dibrës. Banorët kërkojnë ndërhyrje për të shmangur djegien e pyjeve brenda parkut kombëtar. /Start/

                                                                                             2012-08-07 11:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›