E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tajfuni Nanimadol godet Japoninë, shkatërron banesa, rrugë dhe biznese, 2 viktima dhe 90 të lënduar

Japonia është goditur nga një stuhi e fuqishme duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje. Si pasojë 2 persona kanë vdekur dhe 90 të tjerë janë lënduar.

Nëntë milionë personave iu është thënë të evakuohen dhe më shume se 350 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Shërbimi metoorologjik i vendit ka parashikuar se gjatë 24 orëve të ardhshme do të bjerë 400 milimetra shi.

Shpejtësia e erërave arriti deri në 234 kilometra në orë, duke shkatërruar shtëpi dhe shkaktuar probleme në transport.

Tajfuni Nanmadol solli shpërthime deri në 234 km/h (145 mph), e barabartë me një stuhi të kategorisë katër ose pesë duke shkatërruar shtëpi dhe duke ndërprerë transportin dhe bizneset. 

SHkencëtarët kanë parashikuar një sezon aktiv uraganësh për këtë vit të ndikuar nga fenomeni i quajtur La Nina.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›