E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanos fqinjin pas sherrit, i gjendet arme dhe municion

Durres- Kanos me arme pas sherrit fqinjin, ne pranga nje 67-vjecar nga qyteti i Durresit. Policia vendore ndaloi duke zbardhur dita e djeshme, te dyshuarin Gezim Haxhillari, banues ne lagjen nr. 17. Ne dem te tij ishte bere denoncim nga i demtuari Behar T., 50-vjec, se rreth ores 21:00 te se premtes ishte kercenuar me arme zjarri nga i dyshuari per motive te dobeta ne lagjen ku dhe banonin. Gjate kontrollit ne banese u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje automatik, dy gezhoja, nje cante me 205 fisheke, qe Haxhillari i mbante pa leje. Burime zyrtare thane se ndaj te moshuarit jane ngritur akuzat e "kanosjes" dhe "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›