Vaditja në Korçë, fermerët ndërhyrje ilegale në rrjet

Ndërhyrja në rezervuare nga fermerët e Korces po kërcënon shume zona te qytetit me përmbytje te mundshme. Alarmi vjen nga drejtori i Bordit të Kullimit në Korçë, Pëllumb Tuxhari, ndërkohë që nga ana e kësaj drejtorie ka nisur marrja e masave urgjente.
Qarku i Korçës ka 101 rezervuare dhe ujëmbledhësa në administrim të Bordit të Kullimit, ndërsa në shumë raste ato kthehen në një kërcënim serioz për banorët dhe tokat në afërsi të tyre.
Kjo pasi fermerët bllokojne rrjedhjen normale ne rezervuare, duke krijuar më pas një tejmbushje të tyre mbi nivelin e përcaktuar, që do të thotë më pas ato janë të destinuar të shpërthejnë duke përmbytur gjithë fushat përreth tyre.
Për këtë fenomen që është përhapur së fundmi në disa zona të rajonit të Korçës është duke u monitoruar gjithçka me imtësi për të përandalur ndonjë katastrofë të mundshme.
Ndërkaq kreu i Bordit të Kullimit në Korçë bën të ditur se të gjithë rezervuarët, ujëmbledhësat dhe digat në të gjithë rajonin po mbahen në gatishmëri, ndërkohë që po kryhet dhe mbushja e tyre.
Më tej ai shprehet se përveç problemeve që kanë ardhur nga fermerët duke mos lejuar që uji të lëvizë lirshëm, është bërë njoftim dhe në organet kopetente dhe konkretisht policisë së shtetit, për të parandaluar kete problem qe mund të sillte pasoja per banoret.
Aktualisht specialstët e Bordit të Kullimit në bashkëpunim me shoqatat e ujit, janë duke kryer në terren pastrimin e kanaleve të ujitjes, të cilat në muajin qershor do të jenë gati për sezonin e ujitjes së bimëve.