Bajerni i frikshëm, Mynihu mbetet “tabu” për Realin
TIRANE-Mynihu mbetet një tabu për Realin e Madridit, që ka dalë i mposhtur nga sfida e parë me Bajernin në “Allianz Arena”. Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo nuk mund të quhet kurrsesi e eliminuar nga Champions League, por disfata e mbrëmshme konfirmoi se bavarezët mbeten “macja e zezë” e madrilenëve. Gjithçka ka qenë e merituar për Bajernin, që e ka kërkuar më shumë fitoren dhe nuk është dorëzuar deri në minutën e fundit. E në fakt, triumfi i ekipit gjerman ka ardhur pikërisht në çastet e fundit, kur Mario Gomez devijoi në rrjetë një kros tokazi të Filip Lahm nga e djathta. Ndeshja ka dhuruar emocione të shumta, por si zakonisht në përballje të këtyre përmasave, skuadrat kanë treguar më shumë kujdes në krahasim me sfidat e zakonshme. Në fund, rezultati 2-1 i shkon më për shtat Bajernit, që megjithëse nuk ka yjet e Realit, ka luajtur më mirë dhe ka qenë më kërkues në harkun e 90 minutave. Skuadra e Jup Hejnkes ka qenë e mirëvendosur në fushën e lojës dhe rasti i vetëm që ka toleruar, ishte ai i golit të Mesut Ozil. Fitorja në fakt lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit pas një jave, ku Realit i mjafton një fitore minimale 1-0 për të qenë në finale të Champions.
Ndeshja
Ndeshja e mbrëmshme ka nisur me dy skuadra në kërkim të golit, por me Realin që ka qenë më i qartë, duke rrezikuar dy herë me anë të Karim Benzema. Në fillim ishte Nojer që ndali francezin, ndërsa më pas ishte vendimtare ndërhyrja e Lahm. Në momentin më të mirë të spanjollëve, Bajerni fiton një goditje këndi, prej nga vjen edhe goli i parë. Di Maria gabon në mbulimin e Frenk Riberi, që godet fuqishëm brenda zonës, duke mposhtur Kasijas. Një moment i vështirë për Realin, që duket i pafuqishëm të reagojë. Di Maria e Koentrao nuk duken në gjendje të shtyjnë nga krahët, ndërsa Ozil mbulohet mjaft mirë. Gjithsesi, pjesa e dytë nis ndryshe. Pas vetëm 8 minutash, një aksion i nisur pas një gabimi në mesfushë, sjell golin e barazimit. Ronaldo gabon vetëm me Nojer, ndërsa aksioni vijon me Benzema që gjen sërish Ronaldon në zonë. Ky i fundit pason për Ozil, që nuk fal. Ndeshja më pas ka folur më shumë për gjermanët, që kanë kërkuar me ngulm golin e fitores. Mario Gomez ka humbur dy mundësi të mira, duke goditur në të dy rastet mbi traun e portës. Por, kur dukej se mbrojtja e Realit do të rezistonte, Filip Lahm ndërmerr një aksion personal nga e djathta dhe topi i tij në qendër të zonës, dërgohet në rrjetë nga Gomez. Reali në tapet, ndërsa në shtesë arbitri Ueb i kurseu kartonin e kuq Marselos për një ndërhyrje të rëndë ndaj Myler.
Grabitja
Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në stadiumin “Allianz Arena” pak përpara fillimit të ndeshjes së mbrëmshme. Lojtarët e Bajernit janë grabitur nga një hajdut misterioz – ndoshta koleksionist – ndërsa ata ishin duke bërë nxemjen. Në dhomat e tyre janë vjedhur këpucët e Ronaldos, Benzemasë dhe Mesut Ozil, si edhe disa fanela të futbollistëve. Reali ka paraqitur edhe një denoncim në UEFA për këtë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)