E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlandë, ushtria e gatshme për të përdorur plumba realë ndaj anti-qeveritarëve



Forcat ushtarake tajlandeze i kanë bërë të qarta synimet e saj për të përdorur plumba të vërtetë ndaj protestuesve anti-qeveritarë, në rrethana të caktuara.
Një zëdhënës ushtarak ka deklaruar në një konferencë për shtyp se trupat janë gati të përdorin armët e tyre në mënyrë "vendimtare".
Më vonë, protestuesit kanë anulluar planet e tyre për të marshuar në një lagje të qytetit të Bangkokut. Ata kanë deklaruar se dëshironin të shmangnin ndonjë përplasje të mundshme me policinë. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare kanë deklaruar se disa nga eksponentët kryesorë të "këmishëve të kuqe" po përgatisnin për protestat armë artizanale, si shkopa bambuje me majë, acid dhe granata.
"Në një situatë të tillë ne nuk mund të veprojmë më me masa të buta", ka deklaruar koloneli Sansern Kaewkamnerd për gazetarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›