E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlandë, vijojnë protestat. Pesë mijë protestues anti-qeveritarë

Disa qindra trupa ushtarake me mjete të blinduara dhe zjarrfikëse jane drejtuar nga qendra e kryeqytetit tajlandez, Bankok ku ndodhen rreth 5 mijë protestues anti-qeveritarë. Sipas lajmit të publikuar nga CNN trupat qeveritare kane lëvizur drejt zonave ku ndodhen të grumbulluar “këmishëkuqët”, të cilët prej disa javësh protestojnë ndaj qeverisë duke kërkuar zgjedhje të parakohëshme.

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes së protestuesve më ushtrinë në rrugët e Bankokut. Dhuna që ka përfshirë Tajlandën tërhoqi vëmendjen e OKB-së e cila para disa ditësh kërkoi më ngulm nisjen e bisedimeve mes qeverisë dhe protestuesve anti-qeveritarë.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›