E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushat, vritet një punonjës policie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Bushatit pak kilometra larg qytetit të Shkodrës. Një punonjës policie ka qëlluar me pistoletë në drejtim të kolegut të tij, duke e lënë atë të vdekur në vend. Policia thotë se vrasja ndodhi rreth oërs 14.40 minuta në një pikë kontrolli policor të kësaj komune, kur polici Ramiz Ademi ka qëlluar në drejtim të kolegut të tij Tom Jakimi, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas policisë, autori i këtij krimi ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta policie dhe vetë drejtori i policisë i qarkut të Shkodrës ka mbërritur në Bushat.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›