Rama: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona
Kryetari i Partise Socialiste i meshoi serish hapjes se kutive te votimit te 28 qershorit gjate fjales se tij ne protesten e pasdites para kryeministrise. "Hapja e atyre kutive, është hapja e rrugës së të ardhmes, është çlirimi i energjive dhe i pasionit politik të një populli që nuk mund të ndryhet brenda, dhe as mund të gjunjëzohet me bukën e qeverisë. Tek kutitë që ne kërkojmë të hapen prej kaq e kaq muajsh nuk qëndron rezultati i një beteje që iku, por qëndron përmbajtja e rrugës që ne kemi përpara", tha Edi Rama...Kryetar i PS-se.
Rama foli eshte per ata qe kritikojne nismen e Partise Socialiste per tu futur ne greve. "Një ndër arsyet që kanë për tu sjellë kështu, e për t’ju bashkuar pushtetit, e për të shtuar zërat në korrin e zhurmshëm kundër nesh, është se janë të dorëzuar. Janë të dorëzuar përpara asaj mënyre të vjetër të të parit e të të komentuarit të punëve të këtij vendi, sipas së cilës Shqipëria kjo është, Shqipëria kështu ka qenë gjithmonë, Shqipëria kështu do të jetë gjithmonë, prandaj të gjejmë një vend aty pranë oborrit të pushtetit dhe të marrim ç’të mundemi se ky vend nuk bëhet", tha ai.
Bledian Koka < I mëparshmi