Tajlandë,anulohet samiti, protesta kundër qeverisë

Kundërshtuesit e qeverisë së Tajlandës kanë detyruar ministrat e Jashtëm aziatikë që të shtyjnë një takim të parashikuar të mbahet të shtunën. Qindra demonstrues kanë bllokur rrugën për në një hotel në qytetin Pattaya, ku duhet të takoheshin ministrat e Jashtëm të Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut. Qeveria tajlandeze ka vendosur masat e jashtëzakonshme në këtë zonë turistike me qëllim vazhdimin e aktiviteteve politike dhe diplomatike. Për shkak të demonstratave është shtyrë edhe një takim i presidentëve dhe kryeministrave të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it si dhe Kinës. Të premten, në prag të samitit, janë shënuar përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se gjysma e pjesëmarrësve të samitit janë evakuuar me helikopter. Ithtarët e ish-kryeministrit Thaksin Shinaëatra, të rrëzuar nga pushteti në vitin 2006, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të tanishëm Abhisit Vejjajiva. "Ne nuk duam të bllokojmë hyrjen për krerët, u shprehen protestuesit duke shtuar se ata duan të merren vetëm me qeverinë e vendit te tyre. Sipas kryeorganizatorit te protestës, demostruesit nuk duan të cënojnë dhe nuk do te krijojnë probleme për asnje prej krereve te vendeve aizatike që mbërritën për të marrë pjesë në samitin aziatik, ndërsa dhanë garanci edhe për sigurinë e mediave. Ne grupin ASEAN bën pjesë Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmar, Filipinet, Singapori, Tailanda dhe Vietnami. Në këtë samit pritej të diskutohej për krizën financiare globale që ka përfshirë edhe këtë rajon.