E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajson perqafon Holifildin

Evander Holifildi nuk e priste këtë, ndërsa shkëlqente në promovimin e biznesit të tij më të ri, të quajtur “Real Deal”, e vërteta.
Mali me malin nuk takohen, por jo njerëzit. Majk Tajson shfaqet aty dhe piqet me ish-armikun e tij.
Një kthesë historike kjo. Holifild dhe Tajson nuk kanë qenë kurrë miq të mirë të boksit, përkundrazi. Helm dhe armiqësi shpërndanë dy ndeshjet mes tyre në mesin e viteve 90-të, të fituara nga Evander, ndërsa në të dytën Majk i kafshoi veshin.
Por, le të mos shikojmë vetëm të kaluarën.
I pyetur nga gazetarët, Holifild e tha me shumë sinqeritet, si një kampion i madh: “Ju marrtë djalli, jam i tronditur”.
Tajson u bë kampioni më i ri i botës në moshën 20-vjeçare, bëri 3 vjet burg dhe la pas një imazh të keq. Holifild fitoi pafundësisht tituj botërorë në peshat e rënda, ndërsa boksoi deri në moshën 49-vjeçare e madje mund të rikthehet në ring.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›