E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tajvani anulon stërvitjet ushtarake për shkak të erërave të forta

Tajvani ka anuluar pjesë të stërvitjeve ushtarake, ndërsa po përgatitet për atë që mund të jetë tajfuni më i fortë që ka goditur ishullin në katër vjet.

Tajfuni Doksuri me erëra prej 240 km/h po shkon drejt ujërave që ndajnë Tajvanin dhe Filipinet.

Stërvitjet vjetore Han Kuang që nisën të hënën testojnë mbrojtjen e Tajvanit në rast të një sulmi nga Kina.

Tajfunet janë të zakonshme në Paqësorin perëndimor në këtë kohë të vitit, por asnjë nuk e ka goditur ishullin drejtpërdrejt që nga viti 2019. Tajvani parashikohet të ndjejë ndikimin e super stuhisë të mërkurën dhe të enjten.

Byroja e motit në Tajvan ka lëshuar paralajmërime për erëra të forta dhe shira të dendur. Në qytetin port jugor të Kaohsiung, autoritetet kishin nxituar të grumbullonin kontejnerë në det.

Shkencëtarët e klimës kanë paralajmëruar prej kohësh se ngrohja globale do të rrisë intensitetin dhe shpeshtësinë e stuhive.

Në fund të kësaj jave, tajfuni Doksuri pritet të drejtohet në Kinën jugore, e cila është tronditur nga tajfuni Talim në fillim të këtij muaji citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›