E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abdulvahapi “ i dashuri” i bletëve, kërkon të thyejë rekordin Guinness të mbajë në trup 65 kg bletë

Këto mijëra bletë nuk janë mbledhur rreth kosheres, por rreth trupit të bletërritësit që kujdeset për to. 

Abdulvahap Semo, është një bletërritës nga Turqia, ai ka ngritur një park me dhjetëra koshere dhe prodhon sasi të konsiderueshme mjalti.

Por Abdulvahapi, është kthyer vetë në “ ëmblin”  e bletëve. Pasi ato i mbulojnë gjithë trupin dhe nuk e lëndojnë. 

I njohur si njeriu i bletëve, bletërritësi turk ëndërron të vendosë një rekord të ri botëror për numrin e bletëve që mund të mbulojnë një person.

Abdulvahap Semo, ka arritur të mbajë deri tani në trupin e tij rreth 60 kilogram bletë. Semo, nga provinca Van në Turqinë lindore, u përpoq të mposhtte rekordin Guinness të mbajtur aktualisht nga Ruan Liangming nga Kina, i cili u mbulua me rreth 637,000 bletë, me peshë 63.7 kilogramë.

Ai pranoi se ishte përpjekur të thyente rekordin disa herë më parë, por këtë herë ishte veçanërisht e vështirë sepse “bletët ishin agresive”. “Synimi im është të arrij 65 kg dhe të thyej rekordin botëror. Do të më duhet mbështetje për këtë”, tha ai.

Gazetare Teuta Shamku

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›