E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takat, armiku i femrave

Një nga fiksimet e Kerri Bredshou, protagonistja e serialit të famshëm “Sex and the City” ishin këpucët me taka.
Ajo i vishte ato ku të mundej madje edhe në shtrat. Por ndonëse Bredshou është një personazh imagjinar, mania e saj për takat është një fenomen femëror mbarëbotëror. Që të dukesh bukur me këmbë të gjata duhet patjetër të veshësh taka, është motoja e çdo gruaje. Por sa mundemi të durojmë dhimbjen për hir të bukurisë? Shkencëtarët në Universitetin Temple të Georgias në Shtetet e Bashkuara thonë që mbajtja e takave mund t’u shkaktojë femrave një dhimbje të madhe të këmbës dhe gjurit që zgjat gjithë jetën. Zakonisht presioni që ushtrohet tek pjesa e thembrës apo gishtave varion nga këpucët, por ato me taka shkaktojnë më stres tek kyçet dhe gjuri duke çuar në deformime të kockave dhe sëmundje të rënda muskulare shpesh të pashërueshme, dhimbja e të cilave mund të zgjasë për shumë kohë. Mjekët rekomandojnë evitimin e shapkave por përdorimin e këpucëve dhe sandaleve ortopodeike që janë pak të larta dhe që ofrojnë mbështetje për shputën e këmbës. Takat nuk e ofrojnë këtë e as balancën e nevojshme për të ecur. Megjithatë Kerri Bredshou frymëzuesja imagjinare e shumë femrave kishte të drejtë kur thoshte me ose pa dhimbje komfort ose jo këpucët me taka ishin e drejta e çdo gruaje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›