E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemet në rrugë, në trafik mijëra pushues

Trafik i rënduar, orë të tëra stresi për drejtuesit e automjeteve të ngecur në rrugë pa dalje. Është ky refreni që vijon të shoqërojë pushimet e shqiptarëve sidomos gjatë fundjavave në plazhin e Golemit. Ky varg kilometrik automjetesh është regjistruar pikërisht një ditë më parë në zonën bregdetare Golem-Plepa. Punimet në këtë aks rrugor, rreth 5 kilometra të gjatë që duhej të kishin përfunduar prej mëse 1 muaji, por që vazhdojnë ende janë shndërruar në makthin më të keq për drejtuesit e automjeteve dhe pushuesit që pas një dite plazhi detyrohen të qendrojnë për disa orë në vend numëro në mes të pluhurit në përpjekje për t’u kthyer në shtëpi. Zvarritja e punimeve, mungesa totale e sinjalistikës ka bërë që kjo rrugë të qendroje e bllokuar deri në orët e vona të mbrëmjes, duke u kthyer në një gangrenë për pushuesit dhe qytetarët e shumtë.
Rradhë të gjata automjetesh u regjistruan fundjavën që sapo u mbyll edhe në Vlorë. Pika më e nxehtë e trafikut kilometrik që fillonte nga Orikumi deri në Portin e Vlorës ishte zona e ujit të Ftohtë. Parkimi i gabuar i një numër të madh automjetesh në aksin kombëtar, për shkak të hotelve të shumta të kësaj zone, ishte shkaku kryesor i trafikut që nuk u shmang dot nga rrugorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›