E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova-lojtarëve:Tregoni dinjitet shqiptari!

Ndeshjen e parë të luajtur në Holandë, skuadra bardheblu e humbi me rezultatin e thellë 4-0 duke hedhur dyshime të forta për një trukim të mundshëm të rezultatit.

Numri një i stolit të Tiranës kërkon që në ndeshjen e sotme ekipi i tij të tregojë se di të luajë futboll, pse jo edhe të fitojë. Në këtë takim, Starova do të luajë me një skemë të re, ndryshe nga ajo që u pa një javë më parë në Holandë.

Mënyra e lojës në ndeshjen e sotme, sipas teknikut të bardhebluve, do të përqendrohet tek grupi dhe loja e shpejtë. Ndeshja që do të luhet sot në stadiumin kombëtar ”Qemal Stafa” në orën 19:30, do të mund të ndiqet falas nga tifozët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›