E Hënë, 2 Nëntor 2026

Takim elektoral në Njësinë 9, Dashamir Shehi: Vendi ka nevojë urgjente për ndryshim

Aleanca Djathtas për Zhvillim ka organizuar një takim me banorët e Njësisë 9 në kryeqytet.

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, që sipas tij vjen duke mbështetur partitë e reja.

“Do të thotë të votosh njerëz ndryshe, të votosh ide ndryshe. Po votove njësoj, po njësoj do të mbetet. Prandaj ju ftoj që me familjarët tuaj, më datë 11 të shkoni të qetë, sepse ne duam në radhë të para zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme. Shkoni të qetë të bindur që po bëni një punë në shërbim të familjeve tuaja, në shërbim të fëmijëve tuaj. Pastaj sigurisht edhe këto fjalët e mëdha… atdheu, kombi e të gjitha me radhë janë… Po s’menduat për familjen tuaj, për qytetin tonë, pjesa tjetër janë fjalë boshe,” u shpreh kreu i LZHK-së, z. Shehi.

Ai u ndal edhe tek mosha e tretë, duke premtuar pensione dinjitoze për këtë shtresë.

Gazetare: Hajri Mahmutaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›