E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim i fshehtë për Greqinë, nuk do të ketë ristrukturim borxhi

Shefi i eurogrupit, Jean-Claude Juncker, pas takimit në Luksemburg tha se nuk u diskutua për nxjerrjen e Greqisë nga eurozona. Gjithashtu u përjashtua edhe një ristrukturim i mundshëm i borxhit të saj, për të cilin ishte folur në tregjet financiare.

Ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinu, i cili mori gjithashtu pjesë në takimin e krizës, theksoi se qeveria e tij do të zbatojë plotësisht programin e kursimeve, për të cilin ka rënë dakord me FMN dhe BE.

Portali i lajmeve "Spiegel Online", kishte njoftuar më parë se Greqia po konsideron daljen nga bashkimi monetar evropian. Si pasojë të premten (06.05.) pati një rënie të përkohshme të kursit të euros prej më shumë se 2 cent në krahasim me nivelin maksimal ditor./Start/

                                                                                             2011-05-07 10:52
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›