Shqipëria dhe Kosova në Festivalin e Filmit në Paris

Shqipëria merr pjesë me filmin “Kronikë provinciale”, me regji të Artan Minarollit dhe skenar të Ylljet Aliçkës, i cili sjell një histori sa komike dhe reale të periudhës së tranzicionit. Filmi trajton dukuri të jetës së përditshme, duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Ai sjell historinë e një piktori, interpretuar nga Tedi Papavrami, i cili, pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi.
Në festival gjithashtu konkurrojnë dhe filmat me metrazh të shkurtër “Horoskop” nga Eljana Gjipali, “Dita e parë e shkollës” nga Dionis Papadhimitri dhe “100 kafé” nga Kleidi Eski.
Kinematografia kosovare prezantohet me filmin me metrazh të gjatë “Gomerët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetajt dhe skenar të Jeton Nezirajt, i cili ka marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare. Filmi konkretizon rrëfimin e vitit 1968, në një zonë kufitare mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku një burim uji është vendi ku takohen njerëzit andej e këtej kufirit nën hijen e tytave të dy ushtrive armike. Së bashku me “Gomerët e kufirit”, Kosova prezantohet edhe me filmin me metrazh të shkurtër “Gjini” nga Korab Lecaj.
Në festivalin e filmit të Evropës Juglindore, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, marrin pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia.
Paraprakisht një këshill artistik i festivalit ka përzgjedhur për konkurim 12 filma me metrazh të gjatë dhe 24 filma me metrazh të shkurtër e të mesëm, ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet ditën e dielë, më 17 prill, në kinemanë pariziane “L’Entrepot”.
Presidenti i nderit të këtij festivali është regjisori i njohur francez Iv Buasé, i cili drejton një juri me personalitete të njohura të kinematografisë e medias.
/Start/
2011-04-15 15:51