Takim me Ambasadorin italian Z. Iannucci Zv/Kryeministrja dhe Ministre e Integrimit znj. Ermelinda Meksi u takua sot me Ambasadorin italian Z.Attilio Massimo Iannucci. Z.Iannucci përgëzoi znj.Mek
Takim me Ambasadorin italian Z. Iannucci
Zv/Kryeministrja dhe Ministre e Integrimit znj. Ermelinda Meksi u takua sot me Ambasadorin italian Z.Attilio Massimo Iannucci. Z.Iannucci përgëzoi znj.Meksi për detyrën e re dhe duke ritheksuar vazhdimësinë e mbështetjes italiane për Shqipërinë, u shpreh se "vendosja juaj në këtë post, duke marrë parasysh eksperiencën tuaj në funksione qeveritare si dhe funksionet tuaja politike është një garanci më shumë për vazhdimësinë e reformave në proçesin e integrimit europian të Shqipërisë".
Nga ana e saj znj. Meksi e siguroi ambasadorin italian për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ruajtur të njëjtin ritëm reformash dhe për të vazhduar trajtimin me prioritet absolut të proçesit të integrimit europian. Në këtë kuadër ngritja e Ministrit të Integrimit në nivelin e Zv/kryeministrit do të synojë një koherencë më të mirë ndërmjet angazhimeve të marra përgjatë negociatave të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe proçesit të implementimit të këtyre angazhimeve.
Z.Ianucci u shpreh se Italia do të ndihmojë Shqipërinë në proçesin e integrimit dhe se kjo ndihmë do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe pas periudhës së presidencës italiane të Bashkimit Europian. Ambasadori italian shprehu mendimin se puna e ardhshme duhet të përqëndrohet përveç të tjerave edhe në përpjekjet për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe se Italia është e gatshme që në këtë drejtim të ndihmojë duke lehtësuar nëpërmejt kontakteve të ndryshme me të gjitha nivelet.
Z.Iannucci u shpreh gjithashtu se pala italiane ka vendosur të ndjekë një filozofi të re bashkëpunimi edhe përsa i përket asistencës së huaj, duke luajtur një rol më proaktiv si përkundrejt strukturave italiane ashtu edhe atyre shqiptare. Kështu z.Iannucci i njoftoi znj.Meksi se pala italiane ka miratuar tre projekte midis të cilëve, edhe ai i ndërtimit të rrugës Lushnjë-Fier.
Përpara takimit me Ambasadorin italian Znj. Meksi pati edhe një takim me Z.Paolo Foresti të dërguarin e Ministrit italian të Politikave Komunitare Z.Roko Butilione. Z.Foresti i paraqiti Znj.Meski përshëndetjet e Z. Butilione dhe i ofroi asaj bashkëpunim të ngushtë për çështjet e proçesit të integrimit europian.
Takimi me Ambasadorin Anglez Z. Landsman
Zv/Kryeministrja dhe Ministre e Integrimit Znj. Ermelinda Meksi u takua me Ambasadorin e Britanisë së Madhe Z.David Landsman. Z. Landsman përgëzoi znj.Meksi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e palës angleze për të vazhduar mbështetjen në funksion të proçesit të integrimit europian. Ai përshëndeti gjithashtu vendimin e qeverisë shqiptare për të forcuar dhe ngritur në nivel më të lartë trajtimin e problematikës së integrimit europian. Znj.Meksi siguroi Ambsadorin anglez për vazhdimin e reformave integruese dhe falenderoi palën angleze për mbështetjen e deri tanishme që i është ofruar strukturës së integrimit europian. Të dy palët ranë dakort për të thelluar bashkëpunimin në këtë fushë.