Kryeministri Fatos Nano pasi është njohur me vakumin e krijuar nga moszgjedhja e njërit prej kandidaturave që do të plotesojnë përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në përmbushje t

Kryeministri Fatos Nano pasi është njohur me vakumin e krijuar nga moszgjedhja e njërit prej kandidaturave që do të plotesojnë përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese dhe në vazhdim të angazhimit të tij institucional dhe politik, në mirëkuptim me Presidentin e Republikës dhe në bashkëpunim me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë mbledhjen e një seance jashtë rradhe të Kuvendit, ditën e enjte, 31 korrik 2003.
Ky hap i ndërmarë nga Kryeministri synon të kontribuojë në garantimin e mbarëvajtjes së plotë të proçesit të zgjedhjeve vendore sipas standarteve demokratike për administrimin e të cilave Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese. Për këtë qëllim Kryeministri mendon se ky është një hap i rëndësishëm.